Deputeti i LV-së: Jam sulmuar fizikisht nga dy deputetët e LDK-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, është prononcuar për medie pas incidentit që ka ndodhur pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Gjyshinca ka thënë se pas mbledhjes është sulmuar fizikisht nga dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.
“Ashtu si deklaroj edhe kolegia ime në komision kemi pasur ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ne kemi nisur një iniciativë që shpërfaqë degradimin e Ministrisë së Jashtme duke rehatuar familjarë, militantë nëpër ambasada, por edhe duke anuluar edhe vendimin e ish-kryeministrit Albin Kurti”.
“Kjo është qasje selektive duke mos lejuar të tregojmë degradimin. Janë nisur debatet dhe fyerjet si edhe nga kryetarja e komisionit, por edhe deputetët e LDK-së”.
“Unë kam mbetur në sallën e Kuvendit dhe me vonesë kam dalë. Sapo jam dalë nga salla jam gjendur në befasi duke u sulmuar fizikisht nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala”, ka thënë Gjyshinca.