Deputeti i LV-së: Janë 33 marrëveshje në Bruksel, 2/3 nuk zbatohen nga Serbia

30 janar 2023 | 12:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimit të marrëveshjes.

Zyba përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se janë 33 marrëveshje në Bruksel, ku 2/3 nuk zbatohen nga Serbia.

“Janë 33 marrëveshje në Bruksel. 2/3 nuk zbatohen nga Serbia. A do të ketë së shpejti ndonjë tryezë diskutimi apo reagim ndërkombëtar për marrëveshjet që Serbia nuk i zbaton e nuk i dëshiron? Duke filluar nga kjo e fundit për energji?”, ka shkruar Zyba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se…