Deputeti i LV-së: Kauza jonë politike kërkon tjetër qasje ndaj shëndetësisë  

27 gusht 2021 | 12:33

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta , ka treguar se pas kritikave ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pasur shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese dhe kërcënuese.

Përmes një sqarimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pavarësisht këtyre komenteve ai ndihet mirë dhe i sigurt.

Ai ka insistuar në kritiken e tij ndaj ministrit Vitia, duke thënë se kauza politike e koalicionit qeverisës kërkon punë dhe qasje tjetër ndaj shëndetësisë.

 

Postimi i plotë i deputetit Karameta:

Sqarim

Pas shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese e kërcënuese, më duhet të sqaroj dy çështje:

  1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurtë.
  2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe qasje tjetër ndaj shëndetësisë.

Kryministrin Kurti e vlerësoj si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova. Këtë e thanë edhe 51% qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe unë me angazhimin tim maksimal, dhe gjithashtu do të angazhohem dhe do të jem pjesë e kësaj qeverie, do të jap kontributin tim për punë të mira. LVV – GUXO do të marr edhe shumicën e Komunave në qeverisje në këto zgjedhje lokale, ku kontributi im do të jetë i pakompromis, e sidomos në regjionin prej nga unë vi.

May be an image of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se ka…