Deputeti i LV-së: Kushdo që ka deklaruar publikisht për Trumpin dhe Grenellin mban përgjegjësi
07 nëntor 2024
| 08:47
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, duke mos dëshiruar t’i komentojë deklaratat e Gërvallës, thotë se përgjegjësi mban çdokush që ka dhënë deklarata publike.
“Proces i mirë dhe demokratik rezultati i qytetarëve të ShBA-së. Kushdo që ka deklaruar publikisht mban përgjegjësi”, tha Zyba.
Deputeti Zyba vlerëson se politika e Kosovës karshi ShBA-së varet edhe nga përfaqësimet që do të jenë.
“Nuk kam dilema në politikën e ShBA-së në raport me Kosovën, por varet gjithçka edhe nga qëndrimi i atyre dhe jo dëshirave tona”, tha ai.