Deputeti i LV-së: Ligji i Pagave hynë në fuqi në muajin shkurt të vitit 2023
Projektligji i Pagave është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Për këtë Ligj kanë votuar 63 deputetë të mazhorancës. Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca, ishte i vetmi që abstenoi për Projektligjin për Pagat.
Ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë fare në votim pas vërejtjeve që ka pasur lidhur me koeficientin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, pas votimit të këtij projektligji, ka bërë me dije se ai do të hyjë në fuqi në muajin shkurt të vitit 2023.
“Me 63 vota pro kaluam Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë në lexim të dytë. Ligji hynë në fuqi nga muaji shkurt”, ka shkruar deputeti Thaçi në “Facebook”.
Edhe kryetari Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, Valon Ramadani, e ka përshëndetur votimin e Projektligjit për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.