Deputeti i LV-së: Marrëveshja për presidentin duhet të arrihet pas formimit të qeverisë

16 dhjetor 2019 | 13:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e presidentit duhet të bëhet vetëm pasi të formohet qeveria e cila do të drejtohet nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se duhet të tregohen të kujdesshëm në raport me qasjen ndaj institucionit të presidentit.

“Duhet të kemi parasysh që marrëveshja politike ndërmjet LVV dhe LDK, është ndërtuar në dy vite opozitarizëm aktiv, ndaj një qeverisje të tmerrshme me të cilën është përballur vendi. Marrëveshja jonë, gurin themeltar e ka rivendosjen e rendit dhe ligjit, ma shqip i bjen çkapjen e shtetit. Çdo bisedë për ndarjen e përgjegjësive shtetërore, duhet të fillojë nga ky parim”.

“Presidenca aktuale është një nga institucionet më të dedikuara në deformimin e sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë. Ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i qasemi konceptimit të rolit të presidentit në mënyrën e njëjtë sikurse koalicionet e kaluara. Marrëveshja për presidentin duhet të sigurojë parime e kritere për profilin dhe vlerat që duhet t’i ketë presidenti i ri. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tek pas formimit të qeverisë. Këto vlera, nuk mund të vihen në kundërshtim me atë për të cilën jemi marrë vesh: ribërjen e shtetit ligjor dhe çkapjen e shtetit”, ka shkruaj Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër Eurowings fillon me destinacionin e Frankfurtit për të…