Deputeti i LV-së me fjalë të rënda ndaj Arben Gashit: Ka shëndet të rënduar mental

07 shkurt 2022 | 13:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili më parë ka pasur përplasje me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, këtë të fundit e ka quajtur me shëndet të rënduar mental.

Gjyshinca ka thënë se Gashi bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog.

Ky deklarim i tij erdhi pasi sipas versionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Arben Gashi pati sharje, ofendime të ndryshme si dhe tentim për sulm fizik në drejtim të shefit të kabinetit të tij, Ilir Kërçelit.

“Sjellje të tilla nga i njëjti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mental, së pari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog”, ka shkruar Gjushinca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në historinë e saj, Gjykata Kushtetuese…