Deputeti i LV-së: Më vjen keq që nuk e kam respektuar flamurin e Kosovës
“Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe i njohur nga mbi 100 shtete, e vertetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka thënë deputeti i LV-së, Arbër Rexhaj, në emisionin “Politiko”.
Gazetari Çollaku i ka thënë Rexhajt që ai disa herë nuk i ka respektuar në tubime simbolet e Kosovës.
Rexhaj tha që është e vërtetë, e kanë bërë për një qëllim dhe se i vjen keq për atë.
Matoshi ka thënë se ky është moment i së vërtetës dhe se pushteti është i ëmbël.
“Pushteti është i ëmbel, këta jetojnë prej taksave tona, këta e marrin pagën sa trefish une”, ka thënë Matoshi.
Rexhaj i është përgjigjur Matoshit duke i thënë që si deputet do ta preferontë çdoherë opozitën sepse është më e lehtë por që duhet marrë përgjegjësi.
“Ne jemi rritur në VV me idenë e bashkimit kombëtar dhe kemi thënë që Flamuri i Kosovës ka ardhur në mënyrë jo transparente por që tashmë VV-ja ka ardhur në pozicionin që me mbrojtë edhe pakon e Ahisarit”, ka thënë Rexhaj.