Deputeti i LV-së: Ndërhyrjet politike në Universitetin e Prishtinës duhet të marrin fund

19 maj 2020 | 13:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka kërkuar që të marrin fund ndërhyrjet politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Uka duke iu referuar emërimeve të fundit në Këshillin Drejtues të UP-së,  ka thënë se emërimet të tilla duhet të ndodhin mbi baza meritore.

“Si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Parlamentar për Arsim, kam kërkuar që të diskutohet për emërimin e tre anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në mbledhjen që po mbahet tani. Ndërhyrjet politike në Universitetin e Prishtinës duhet të marrin fund. Bashkë me këtë duhet të marrë fund edhe përfaqësimi i interesave të palëve të treta në UP”.

“Emërimet në UP duhet të jenë meritore dhe këtu nuk ka diskutim. Mbi të gjitha, duhet të ketë dedikim, motivim dhe profesionalizëm të dëshmuar nga ata që vendosen në krye të këtij institucioni. UP-ja është trashëgimi që duhet të ruhet. Çdo përpjekje për ta lënduar nuk duhet dhe nuk mund të kaloj”, ka shkruar Uka në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka njoftuar se vendi…