Deputeti i LV-së në Kuvend: Të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit
07 tetor 2022
| 12:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, të ekzekutojë pagat ndaj mësimdhënësve.
Ai në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar edhe nga SBAShK-u të mos bëhet pengesë në realizimin e orëve të humbura gjatë muajit shtator, por të bashkëpunojë me MAShTI-in dhe të ecet tutje.
“Unë po ashtu i bëjë thirrje ministrit që të bëhet ekzekutimi i pagave, por njëkohësisht i bëjë thirrje edhe SBAShK-ut mos të bëhet pengesë në realizimin e kompensimit të orëve të humbura. Të bashkëpunojnë me MAShTI-in dhe të ecim tutje”, ka thënë Koranica.