Deputeti i LV-së në vijë me opozitën, Projektligjin për tekste shkollore e quan të kontrabanduar

08 maj 2024 | 12:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka quajtur Projektligjin për tekste shkollore si të kontrabanduar nga mazhoranca.

Këtë projektligj, e kanë kritikuar edhe partitë opozitare.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite ishte votimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin 08/L-207 për Tekste Shkollore, Rrahmani ka thënë se nuk bëhet pjesë e ligjit të kontrabandar dhe si të tillë nuk do ta votojë.

Në lidhje me këtë projektligj, reagim ka pasur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Ai ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me këtë projektligj, duke thënë se projektligji është u kontrabanduar nga mazhoranca në Kuvend. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të…