Deputeti i LV-së: PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë Hoti

16 dhjetor 2020 | 12:36

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, dje gjatë një interviste televizive ka thënë se ende nuk kanë marrë një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba. Ai ka thënë se thënë se PDK-ja nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, raporton “Epoka e re”.

“Kjo dëshmohet çdo ditë me veprimet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare, dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë. Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator”, ka shkruar Zyba në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zybës:

PDK në fillim thoshte që vetëm le ta fillojë dikush mocionin e mosbesimit sepse ne jemi për rrëzimin e kësaj qeverie. Me rastin e fillimit të procedurave të mocionit, përkatësisht para konferencës për media të datës 6 gusht, LV e ka ftuar PDK-në që të mbështesë mocionin dhe të jap kontributin e saj në tekstin e mocionit të mosbesimit.

Të njëjtës PDK nuk iu patën përgjigjur duke e konsideruar atë të pasinqertë. Pra tashmë ka një ftesë së cilës PDK nuk iu është përgjigjur. Që nga ajo kohë, kanë kaluar 4 muaj prej fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve për mocion dhe ajo refuzon t’i japë nënshkrimet, derisa ndërkohë në disa raste iu vë në shërbim qeverisë së paligjshme.

Tash së fundi përsëri ka ndryshuar qëndrim në raport me mocionin e filluar nga ana e jonë. Për dallim nga një deklaratë pararendëse nga atëherë kryetari i saj, z. Veseli, i cili thoshte qartë se në momentin kur LV sjellë mocionin në Kuvend, PDK do ta votojë, tash kryetari në detyrë, z. Hoxhaj, ka një qëndrim tjetër. Sipas këtij të fundit, pasi të jenë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme që mocioni të sillet në Kuvend, pra pasi të jenë mbledhur 40 nënshkrime, LV duhet ta ftojë në takim PDK-në, e vetëm pas atij takimi PDK do të dalë me një qëndrim të qartë.

Pra tash mbledhja e 40 nënshkrimeve nuk mjafton që PDK të votojë për rrëzimin e qeverisë, por për këtë ka nevojë për një takim dhe një marrëveshje me LV-në.

Ata nuk e kanë seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo dëshmohet çdo ditë me veprimet e tyre në kuvend e në komisionet parlamentare, dhe mbështetet me deklaratat e tyre publike që janë të mangëta në logjikë dhe konsistencë.

Kushdo që mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë sepse vendi ka nevojë për një rilegjitimim të institucioneve, qoftë sepse kjo qeveri është e paaftë, e dëmshme dhe jofunksionale, e trajton mocionin si qëllim e jo si kompromis ose rezultat negociator.

Pra e mbështet atë si domosdoshmëri jo si pazar politik, siç po synon PDK.

Image may contain: 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e Kryesisë së…