Deputeti i LV-së për prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë: Nuk dallojnë me ata të Millosheviqit

24 qershor 2022 | 23:45

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, në “Facebook” ka shkruar ashpër. Ai ka thënë se prokurorët dhe gjykatësit e Kosovës, që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, nuk dallojnë hiç nga ata të Millosheviqit.

“Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit”, ka shkruar Basha.

Ai ka shtuar se edhe pse qytetarët kanë arritur t’i ndryshojnë qeverinë, kuvendin e presidenten, organet e drejtësisë mbesin të njëjta.

“E për dallim që ka pas zgjedhje dhe qytetarët kanë arritë me ndryshu Qeverinë, Kuvendin dhe Presidenten, organet e drejtësisë ende mbeten të njejtat! Pra LLOM!”, ka shkruar Basha.

Postimi i plotë i tij:

Ky vend NUK ka mu ba kurrë pa pas drejtësi. E për dallim që ka pas zgjedhje dhe qytetarët kanë arritë me ndryshu Qeverinë, Kuvendin dhe Presidenten, organet e drejtësisë ende mbeten të njejtat! Pra LLOM!

Ne mundemi me ba vetingun për hajna, por për t’shitun, tuca e berlloka s’di çka ban njeri!

Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit.

Bile më keq, se ata i kem njoftë për armiq, a këta veq fshihen nën gzofin e kingjave, dhe për më tepër, paguhen nga taksat e qytetarëve derisa punojnë kundër interesave të tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser…