Deputeti i LV-së për shtyrjen e vizitave të ministrave në ShBA: Mirë kanë bërë që s’kanë shkuar

10 nëntor 2022 | 10:49

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se pajtohet me vendimin e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier për t’ua shtyrë vizitat në ShBA disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Dugolli, ndonëse i ka quajtur “lajme të rreme” raportimet për ndalimin e vizitave të disa ministrave të qeverisë për në ShBA, ka thënë se pajtohet me kërkesën e ambasadorit Hovenier.

“Krejt kjo është një tendencë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe se ShBA-të i bën bllok shtetit të Kosovës. Ashtu ndodhi edhe me lajmet për ministrin Haxhiut, si dhe për ministri Sveçla”.

“Edhe unë pajtoj plotësisht me ambasadorin amerikan, sepse ministrat e linjës duhet të kenë impakt të drejtpërdrejt me këtë situatë, prandaj edhe shtyrja e vizitave është e qëlluar. Sigurisht (mirë kanë bërë që s’kanë shkuar)”, ka thënë ai.

Hovieneri ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani, për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në ShBA për takime zyrtare.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje derbi të javës së 16 në Superligën e…