Deputeti i LV-së: Populli s’i ka zgjedh Isën dhe Hashimin me vjedh, por Albinin me shërby
23 mars 2020
| 10:56
Lëvizja Vetëvendosje, deputetët dhe aktivistët e saj, po vazhdojnë ta kundërshtojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin, pas inicimit nga LDK-ja për mocion të mosbesimit.
Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se populli ka zgjedhur t’i shërbejë Albin Kurtit e jo Isa Mustafës.
“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim! #meKryeministrin”, shkruan Rrahmani.