Deputeti i LV-së sërish me kritika ndaj qeverisë Kurti
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur të gabuar qasjen e qeverisë në dialog, duke thënë se po humbet kohë me çështje teknike, siç janë targat.
Abazi i ka thënë “Ekonomia Online” se arritja e marrëveshjes për targat është e mirëseardhur duke marrë për bazë se janë ulur tensionet.
Më tutje, ai ka thënë se përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdo lloj progresi në Kosovë.
Sipas deputeti Abazi e rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela dhe kjo çështje duhet të përfundojë me një marrëveshje finale ku njohja është pjesa kryesore.
“Gjëja e mirë dhe më e rëndësishme është heqë tensioni. Ne e dimë që përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdo lloj progresi në Kosovë. Ka qenë e gabuar fokusimi tek çështjet teknike i Brukselit dhe palës kosovare. Por mendoj që është tejkaluar me elegancë”.
“E rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela. Pa çka që kjo do të duhej të ishte një çështje që do të përfundonte sipas një marrëveshje finale ku njohja është pjesa kryesore. Por gjithsesi kornizimi i dialogut është i tillë që krijon befasi dhe duhet matur hapat nga tash e tutje.Duhet falënderuar ambasadorin amerikan, i cili në momentin e duhur ka intervenuar dhe ka krijuar hapësirë që kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë Abazi.