Deputeti i LV-së: Shumë persona që e kanë vjedhur shtetin po kthehen në punë

31 maj 2021 | 14:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se shumë persona që kanë vjedhur po kthehen në punë.

Për këtë, Bajqinovci e ka bërë përgjegjës Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMShC).

“Shumë persona që e kanë vjedhur shtetin po kthehen në punë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil. Veç mos e vrit dike, ndryshe për vepra penale të korrupsionit edhe pagat retroaktivisht të kthehen”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Shëndetësi gjatë mbledhjes së sotme ka formuar grupet…