Deputeti i LV-së: S’jam i sigurt nëse Kurti apo LDK-ja e bëri kryetar Lumir Abdixhikun

28 dhjetor 2021 | 17:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta dorëzojë diplomën e inixhinierit në universitet pas deklaratës së “rryma s’mund të ruhet në frigorifer”.

Rexhaj ka thënë se Kurti ia ka dhënë pozitën e ministrit Abdixhikut dhe pas menaxhimit që ka bërë sipas tij është bërë edhe kryetar i LDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje qoftë me protesta qoftë me debate ka qenë kundër privatizimit të rrjetit shpërndarës. Njëri prej praktikantëve të kryeministrit Albin Kurti ia mohoi diplomën e inxhinierit tha ta kthejë në universitet, foli gënjeshtra, realisht foli kundër shefit të vet imitatorit të skajshëm të tij. Fundja në jetën e vet, pikërisht Kurti e bëri ministër dhe i dha mundësi menaxhimi, ju kujtohet ky praktikant imitator i verbër i Kurtit pati refuzuar të bëhej ministër i Avdullah Hotit sepse e dinte që ishte qeveri e paligjshme. Kompetencën e fitoi në kohën e Kurtit madje edhe kryetar i subjektit u bë falë kësaj kompetence, madje s’jam i sigurt se a e bëri Kurti apo partia e tij kryetar”, ka thënë Rexhaj.

Ai është shprehur se ka prishje të qëllimshme të rrymës që të rritet pakënaqësia ndaj qeverisë.

“Mos të harrojmë se në shumë vendbanime ka prishje të qëllimshme, hiqen edhe siguresat që të zgjatet ndërprerja e rrymës në këtë mënyrë që të rritet sa më shumë pakënaqësia ndaj kësaj qeverisje”, ka thënë Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga John Springford “The Indipendent” Meqë marrëveshja mbi Brexit është…