Deputeti i LV-së “sulmon” gazetarin Pozhari, ia zbulon biznesin me vëllain e kryetarit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka “sulmuar” sot gazetarin Xhevdet Pozhari, pasi ky i fundit ka lavdëruar kryetarin e Vushtrrisë që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahirin.
Muzaqi ka zbuluar se Pozhari është bashkëpronar i një medium bashkë me vëllain e Xhafer Tahirit, Ahmet Tahirin.
Muzaqi nëpërmjet llogarisë e vet në “Facebook” ka ofruar një fakt që dëshmon se vlerësimet e Pozharit për kandidatët për kryetar të Vushtrrisë nuk janë të paanshme.
“Ja një fakt sa për të dëshmuar që analisti Xhevdet Pozhari nuk ishte i paanshëm në vlerësimet e kandidatëve për Vushtrrinë. Në mënyrë djallëzore duke u shitur kinse mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje!, bën misionin e tij kryesor duke mbivlerësuar Xhaferin, partnerin e tij në biznese për të cilat faktet tjera do publikohen”, ka shkruar Muzaqi.