Deputeti i LV-së tregon se a do ta votojë Projektligjin për Trustin

23 qershor 2022 | 14:11

“Nuk do të votoj pro tërheqjes e as kundër tërheqjes së Trustit”.

Ky është qëndrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli për sa i përket tërheqjes së Trustit, pa treguar nëse do të abstenojë apo s’do të votojë fare.

Këtë qëndrim e  ka dhënë gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet tërheqja potenciale e një pjese të mjeteve të Trustit.

Humolli kohëve të fundit ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga shefi i tij në parti, Albin Kurti.

Kjo për shkak të mospërfshirjes së veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.

“Hekuran Murati dyshoj që ka ndjenja kombëtare”, kishte thënë Humolli për ministrin Muratin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar…