Deputeti i LVV-së kërkon që ambasadori Martin Berishaj të lirohet nga detyra
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, ka kërkuar që ambasadori në Kroaci, Martin Berisha, të lirohet nga detyra e tij, deri në vërtetim të pafajësisë së tij për skandalet që janë duke u raportuar se është përfshirë.
“Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë”.
“Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë”.
“Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolën ambasadorët”, ka shkruar Meta në rrjetin social “Facebook”.