Deputeti i parë shqiptar në kantonin e Bernit
Korab Rashiti, i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës, në zgjedhjet e mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve i kishte munguar numri i votave që të zgjidhej.
Por, tani, duke qenë se ishte i pari në radhën e listës nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për Korab Rashitin, shkruan “Epoka e re”
Korabi bëhet shqiptari i parë, parlamentar kantonal i Bernës dhe, pa diskutim, i pari politikan shqiptarozviceran në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC.
Ky është një sukses i madh i një shqiptari në partinë më të madhe zvicrane në pushtet dhe po ashtu një sukses i padiskutueshëm për të gjithë shqiptarët.