Deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Reto Nause, ngushëllon Thaçin për vdekjen e babait

19 mars 2025 | 15:19

Deputeti i Parlamentit Zviceran, Reto Nause, ka ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi për vdekjen e babait, Haxhi Thaçit.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi në “Facebook” veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

“Marrja e lajmit për vdekjen e babës së presidentit Thaçi dhe mospjesëmarrja e tij në varrim e bën me lot në sy deputetin e Parlamentit Zviceran, kandidatin për kryetar të Partisë «Die Mitte» z. Reto Nause! «I adresoj ngushëllimet me të sinqerta ish-presidentit Thaçi, familjes së tij dhe popullit të Kosovës» Mospjesëmarrja e tij në funeralin e babës Haxhi Thaçi është johumane nga Gjykata e Hagës!”, ka shkruar Sali Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria franceze thuhet se po planifikon të dërgojë një “manual…