Deputeti i partisë Guxo flet haptazi për problemet në parti: U larguam nga identiteti që krijoi Osmani

15 tetor 2024 | 11:02

Zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen, e mospajtime të shumta brenda strukturës së partisë Guxo, nuk është se mungojnë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik, Burim Meta ka thënë se nuk i qëndruan besnik motos së partisë.

“Ka mospajtime të shumta. Moto e partisë Guxo është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht këtu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë ai në një bisedë për “IndeksOnline”.

Sipas tij, Guxo është larguar nga identiteti që ka krijuar Vjosa Osmani.

“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi z. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar ai.

Meta ka thënë se janë tentime të njëjta që Guxo të largohet nga identiteti i vet.

“Guxo-n e duam te  gjithë anëtarësia dhe që të gjithë e dëshiruam identitetin dhe ruajtjen e kauzës”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt)…