
Deputeti i PDK-së: Albini nuk e ka shumicën!
15 prill 2025
| 12:54
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Kurti nuk e ka shumicën.
Ai ka shkruar në “Facebook” se tani është duke kërkuar shpëtim te presidentja Osmani.
“Albini nuk e ka shumicën! Tani kërkon shpëtim te Presidentja. Por, shpëtimi i vetëm i tij është Lista Serbe. Fuqia e tij politike është 52 deputetë. Tani është koha me i hap Kurti tezgat e pazarit!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.