Deputeti i PDK-së e befason Fatmir Limajn, i kërkon rikthim në Parti – Ja si i përgjigjet ky

16 tetor 2022 | 22:18

Ditë më parë, anëtari i kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se Fatmir Limaj, i cili tani drejton Nismën Socialdemokrate, duhet të kyhehet në ish-partinë e tij. Sonte, Limaj ishte mysafir në emisionin Kojshia Show, ku edhe një herë i është bërë thirrje për rikthimin e tij në PDK. Kësaj radhe nga deputeti i PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa.

“Zotri Limaj është njani prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe paria e njeh Fatmir Limajn, dhe ky e njëh PDK’në, e njeh trupën elektorale dhe strukturat e partisë. Ka pasur ndryshime, por ajo trupa elektorale është kryesisht e njëjta, normal me një rritje, me një zhvillim.

Dhe zotri Limaj, kur thash është një njëri meritor, një njëri që ka ndiku shumë merita në lirinë e vendit, t’u fillu nga lufta e UÇK’së dhe më herët Lëvizjes Studentore, por ka kontribut të veçant edhe në shtet ndërtimin e vendit nga shpallja e pavarësisë, ndërtimin e institucioneve dhe tutje.

Kurse sa i përket pyetjes a kthehet Fatmir Limaj në PDK, unë mendoj që kthimi i tij në PDK, nuk është shumë lajm, edhe pse pas një kohë të gjatë që ka dalë prej partisë që e ka themelu vet që diku rreth 8 vite më sa më kujtohet, unë sot besoj se është edhe për PDK’në, por edhe për Fatmirin mendoj është ma shumë gëzim me u kthy në shtëpi të vet.”, ka thënë Beqa.

Sipas tij, edhe pse PDK tashmë e ka kryetarin e saj, Limaj ka një vend të veçantë në këtë parti dhe se i njëjti është i dëshuruar brenda nga anëtarët e PDK’së.

“Sa i përket për kryetar të PDK’së, na e kemi ndërru kryetarin, ndrrimi i fundit ka qenë për shkaqe që kryetari i partisë, por edhe kryetari i shtetit dhe të gjithë ata bashkëluftëtarë të Fatmirit dhe tanët që janë tu e mbrojte Kosovën, kurse mendoj sa i përket kryetarit të partisë, PDK e ka kryetarin, por Limaj e ka vendin e vet në parti dhe mendoj se është shumë i dëshirueshëm, pasi jep kontribut dhe i mungon edhe PDK’së, edhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë Beqa.

Ndërsa, Fatmir Limaj, pas kësaj thirrje të deputetit Beqa, ka thënë se për të, më rëndësishmja është që njerëzit më të mirë të këtij vendi të kthehen në Kosovë.

“Unë mendoj që, siç e tha Hajdari, krejt ata njerëz të mirë të këtij vendi.. duhet të gjithë të bashkëpunojmë që njerëzit të na kthehen në Kosovë. Me këto sfida që po ballafaqohet Kosova, kjo është më e rëndësishmja. Ai ka thënë se këto tjerat, janë zhvillime të rendit të dytë dhe të tretë”, ka thënë Limaj.

https://youtu.be/yL9cL18hYRE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen ndaj ushtarëve…