Deputeti i PDK-së e marton djalin, bashkëpartiakët, ish-bashkëluftëtarët dhe ish-shokët e burgut i shkojnë në dasmë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka njoftuar se bashkë me kolegë deputet nga Partia Demokratike e Kosovës kanë marrë pjesë në dasmën e djalit të kolegut të tyre deputet, Isak Shabani.
“Mbrëmje e bukur me kolegë në Podujevë në dasmën e Atdheut dhe Sarandës. Faleminderit kolegut Isak Shabani e urime për martesën e djalit”, ka shkruar deputetja Hoxha.
Pjesëmarrës në dasmë ishin nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, pastaj zyrtarët tjerë të lartë të kësaj partie: Vlora Çitaku, Bajrush Xhemajli, Halil Selimi, deputetët: Xhavit Haliti, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Mërgim Lushtaku, Hisen Berisha, Blerta Deliu, Floretë Zejnullahu e të tjerë. Të pranishëm ishin edhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ZOLL-t, Gjeneral Kadri Kastrati, Latif Gashi-Lata, Nuredin Ibishi-Leka, Idriz Shabani-Luta e shumë ish-ushtar të UÇK-së
Poashtu madhështinë këtij gëzimi familjar të familjes Shabani përpos familjarëve dhe miqve ia shtuan edhe ish-shokët e burgut të deputetit Isak Shabani, të cilët ishin prezent, ndër ta Nait Hasani, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Bislim Zogaj, Musa Gashi, Xhevat Podvorica, Sadik Zeqiri etj, ish-kolegët nga Ministria e Shëndetësisë, doktor Pleurat Sejdiu dhe mysafir tjerë të shumtë.
Për argëtimin e mysafirëve të shumtë u përkujdes Hysni Klinaku por nuk mungoj as zëri i Arian Agushit dhe deputetes Eliza Hoxha.
https://www.facebook.com/100000606859687/videos/392888222829308/