Deputeti i PDK-së kërkon të ftohet Lutfi Haziri në raportim për procesin e privatizimit
14 dhjetor 2020
| 14:51
Në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM).
Në mbledhjen e këtij komisioni është kërkuar që Lutfi Haziri të ftohet për raportim për çështjen e privatizimit. Këtë kërkesë e ka parashtruar deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.