Deputeti i PDK-së me familje, shërohen nga Covid-19

01 nëntor 2020 | 17:00

Është shëruar nga koronavirusi deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

Lajmin për shërim e ka bërë të ditur vetë Ismaili nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.

Më këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e IKShPK-së.

“Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për Covid-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse. Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin. Ju lus të gjithëve që t’i vendosni maskat dhe ta mbani distancën, që të mbroni veten dhe të tjerët. Zoti ju bekoftë dhe shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve!”, ka shkruar Ismaili.

Kjo është familja e ministrit Uran Ismaili - Gazeta Shëndeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas…