Deputeti i PDK-së: Me kërkesë të qytetarëve ripropozoj tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30 për qind

13 shkurt 2022 | 13:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka ripropozuar tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind. Ai këtë propozim e ka bërë për siç ka thënë të shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se këtë ripropozim është duke e bërë me kërkesë të qytetarëve, teksa ka bërë edhe ndarjen se nga sa për qind të Trustit duhet të përfitojnë qytetarët.

Postimi i tij i plotë i Haxhiut:

Me kërkesë të shumë qytetarëve ripropozoj: Tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind.

Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mese e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind.

Propozim-amandamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët :

  1. Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
  2. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 euro deri në 19. 999 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
  3. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 euro deri në 29. 999 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetë për qind (20%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
  4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 euro deri në 39. 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
  5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

Me këtë propozim qytetarët që kanë të ardhura më të ulëta do të mbështeten me shumë, ata që kanë me pak mjete në Trust t’u lejohet të tërheqin me shumë mjete me qëllim që ta përballojnë më lehtë situatën aktuale për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve në të gjithë sektorët pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar…