Deputeti i PDK-së nervozohet me ministrin Vitia: Marre duhet me të ardhë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth ndërtimin të Spitalit të Ferizajt.
Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, Reçica ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë në ndërtimin e këtij spitali.
Ai ka bërë me dije se në qeverinë e PDK-së ndërtimi i këtij spitali ishte paraparë të përfundojë në vitin 2021.
“QKMF-ja është shumë mirë po që ndërtohet, por nuk është zëvendësim për spitale, nuk është zëvendësim. Me qeverisjen e PDK-së spitali, i cili ka filluar në vitin 2017, ka qenë dashtë të përfundon më 15 qershor të vitit 2021”, ka thënë Reçica.
Në adresimin e tij ka ndërhyrë ministri Vitia, duke thënë se kjo çështje është në prokuroria.
Por, sipas deputetit të PDK-së, ndërtimi i këtij spitali nuk është dashur të ndalet.
“Pse është në prokurori, është çështje e prokurorisë. Nuk ndalet një objekt, po me iu pyet juve ne është dashur me nejtë pa rrymë, sepse ju keni komision hetimor për njeriun për hajeni të rrymës, e çka tash? Me e ndalë rrymën a? Marre duhet me iu ardhë, turp duhet me iu ardh”, ka thënë Reçica.
https://www.facebook.com/share/v/v7w8J44gQTgmJ8KG/?mibextid=WC7FNe