Deputeti i PDK-së: Nuk zhvillohet shteti duke lëshuar burgje me qira

22 dhjetor 2021 | 16:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se në parim nuk janë kundër marrëveshjes me Danimarkën për shfrytëzimin e Qendrës Korrektuese në Gjilan.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se nga dhënia me qira e burgjeve nuk mund të zhvillohet shteti.

“Konsideroj se transferimi i 300 të burgosurve nuk e shoh si investim të madh dhe nëse themi se Danimarka po ndërton fabrikë me 300 punëtorë, atëherë do të ishim më ndryshe. Dua të di se shtetas të kujt janë këta, apo  jemi duke dashur t’i bëjmë një argat Danimarkës, apo çfarë?. Nuk zhvillohet shteti duke lëshuar burgje me qira. Në parim nuk jemi kundër, por janë disa çështje që duhen trajtuar”, ka thënë Beqa, gjatë raportimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Komisionin për Legjislacion në lidhje me marrëveshjen me Danimarkën për marrjen me qira të Qendrës Korrektuese të Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Banorët e “Big Brother VIP” e kanë…