
Deputeti i PDK-së përkujton dëshmorët dhe martirët e Polacit, ndër ta edhe babanë e vet
07 prill 2025
| 15:43
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka përkujtuar 87 dëshmorët dhe martirët e Polacit të Skenderajt.
Në mesin e tyre është dhe Gani Gruda, babai i tij.
“Sot, në fshatin tim të lindjes në Polac, për të nderuar dhe përkujtuar 87 dëshmorët dhe martirët e lirisë, në mesin e tyre edhe babanë tim, Gani Gruda. Kurrë nuk do ta harrojmë gjakun e tyre të dhënë për lirinë tonë. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.