Deputeti i PDK-së pretendon për një ‘marrëveshje’ të fshehtë Kurtit me Vuçiqin për veriun
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka pretenduar për një “marrëveshje” të fshehtë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me veriun për efekt elektoral.
Kastrati ka thënë se Kurti e Vuçiq kanë rënë “dakord” për rritjen e votave përmes veriut.
“Marrëveshja Vuçiq – Kurti për veriun. E zbërthyer shkurt e me gjuhë të thjeshtë: Vuçiqi – Kurtit: ‘Ti mëshoju kërbaç e me polici, ndërsa unë ju them mos të reagojnë. Ti kështu fiton vota në Kosovë, ndërsa ne përfitojmë simpatinë e perëndimit përmes ‘viktimizimit të përhershëm’ me rezultat final , autonomi plus në veri. Kohë pas kohe unë përkujdesem me t’i rrit votat duke thënë që Thaçi ka qenë shumë i lehtë e ti na mbyte krejt se je luan”. Kurti-Vuçiqit: ‘Faleminderit shef në mirëkuptim. Vetëm me veriun mbahem në skenë, sepse qeverisje nuk kam për katër vite me këta ministra të lodhtë’”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.
ë: