Deputeti i PS-së dorëzon mandatin e deputetit, SPAK arsyeja

10 tetor 2024 | 09:32

Kjo vjen pasi dy ditë më parë ai qëndroi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për rreth pesë orë. Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Kjo vjen pasi dy ditë më parë ai qëndroi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për rreth pesë orë.

Pas daljes, ai ka bërë me dije për median se nuk është marrë si i pandehur, por ka refuzuar të komentojë gjithçka tjetër mbi arsyen e paraqitjes në SPAK.

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dhe deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela janë paraqitur të martën e 8 tetorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Çyrbja është paraqitur pas një kallëzimi të Edi Palokës, për kohën kur deputeti ka qenë drejtor Hipoteke në qytetin e Durrësit.

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, u shpreh asokohe Edi Paloka.

Kujtojmë që, Çyrbja u denoncua gjithashtu nga opozita në vitin 2017, si person që rezultonte i “përfshirë” në çështjen e Emiljano Shullazit.

Çyrbja ka dëshmuar në vitin 2017 në seancën ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.

Nga ana tjetër, Isuf Çela është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Toyota Auris.

Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan më herët në SPAK nga Policia për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarja e UÇK, Hyrije Veliu rrëfeu tmerret që përjetoi gjatë…