Deputeti i sapozgjedhur amerikan humb jetën nga Covid

30 dhjetor 2020 | 09:16

Luke Letlow, një deputet republikan i zgjedhur në Luiziana më 3 nëntor për Dhomën Përfaqësuesve në SHBA,  vdiq të martën nga ndërlikimet në lidhje me Covid-19 në moshën 41-vjeçare.

Ai është parlamentari i parë amerikan që vdes nga koronavirusi. Letlow, i cili lë pas gruan e tij Julia dhe dy fëmijët, duhej të fillonte mandatin e tij këtë fundjavë.

Më 18 dhjetor, ai njoftoi se ishte pozitiv dhe u shtrua në spital të nesërmen pas disa vështirësive me frymëmarrjen.

Më 23 dhjetor ai u transferua në repartin e kujdesit intensiv. Vdekjen e kongresmenit të zgjedhur e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i tij, Andrew Bautsch: “Familja vlerëson lutjet e shumta dhe mbështetjen në ditët e fundit, por kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të papritur”, tha ai në një shënim, duke cituar një deklaratë nga familja së bashku me rregullat e varrimit që do të shpallen në një kohë më vonë.

Delegacioni kongresist prej tetë anëtarësh nga Luiziana, e quajti vdekjen Letlow shkatërruese. “Luke kishte një frymë kaq pozitive dhe një të ardhme jashtëzakonisht të ndritshme përpara tij. Ai priste me padurim t’u shërbente njerëzve në Luiziana dhe në Kongres. Ne ishim të ngazëllyer që e mirëpritëm në delegacionin tonë, ku ishte i gatshëm të kishte një ndikim edhe më të madh në shtetin dhe kombin tonë”, – thanë anëtarët në një deklaratë. /e.a/noa.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar…