Deputeti i turk ankohet për çmimet e librave të komuniteteve, Nagavci thotë se kanë marrë veprime
Deputeti i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, është ankuar për çmimet e librave të komuniteteve gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për këtë çështje kanë marrë veprime.
Kervan është ankuar se ka pasur shkelje të çmimeve për librat e komunitetit turk.
Për këtë, ministrja e Arsimit është shprehur se kanë identifikuar disa shkelje e në disa raste kanë shqiptuar edhe dënime.
“Në i kemi analizuar me kujdes të gjitha shqetësimet qe kanë ardhur dhe kemi përcjellë situatën në lidhje me çmimet e teksteve. Për herë të parë ne kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhen e tyre. Ne tani duhet të kujdesimi që ata nuk diskriminohen me çmimet. Për këtë arsye në bashkëpunim edhe me MINT, kemi pasur vizita në librari dhe kemi identifikuar shkeljet, në disa raste janë shqiptuar dënimet ndaj shtëpive botuese që nuk kanë respektuar legjislacionin ne fuqi. Po ashtu ju njoftoj që zyrtarët e MAShTI-t për komunitete kanë kontaktuar shtëpitë botuese sepse këtë vit nuk ka arsye që të këto çmime për këto tekste të jetë më i lartë”, është shprehur Nagavci.