
Deputeti i Ukrainës që u angazhua për njohje të Kosovës: Zelensky gaboi në Shtëpinë e Bardhë duhett’i kerkojë falje Trumpit
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, gjatë një interviste për emisionin“Off the Record” në A2 CNN, theksoi se Presidenti Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje ndaj Donald Trump pas përplasjes që ata patën në Shtëpinë e Bardhë.
“Zelensky gaboi në Shtëpinë e Bardhë dhe duhet të bëjë çmos që të rregullojë marrëdhëniet me Presidentin Donald Trump. Unë nuk jam mbështetës i madh i Zelenskyt, por ai do të jetë President i Ukrainës deri në fund të luftës sepse nuk mbahen dot zgjedhje në këtë situate”, tha Goncharenko.
Deputeti theksoi gjithashtu rëndësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën, duke argumentuar se mbështetja nga Evropa nuk është e mjaftueshme për të përballuar agresionin rus.
“Europa e vetme nuk mund të na japë atë që kemi nevojë. Nuk shkatërrohen tanket ruse me deklarata apo postime në rrjetet sociale. Neve na duhet mbështetje konkrete. Nuk jemi të lumtur nga ndryshimi i qasjes së SHBA-së në lidhje me mbështetjen, por kjo është situata ku ndodhemi tani. Jemi gati për paqe dhe mendoj se Trump mund ta arrijë paqen, por nuk mund të kalojmë vijat e kuqe, që janë sovraniteti i Ukrainës, lloji i ushtrisë së saj dhe garancia që Rusia mos të sulmojë më. Nuk është vetëm Ukraina, pasi ne po mbrojmë Evropën tashmë.” – tha ai.