Deputeti i vetëm i LV-së në seancë, kërkon unitet pozitë-opozitë

26 tetor 2023 | 14:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrhamani, ka kërkuar unitet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend.

Rrahmani, i cili nuk e ka bojkotuar seancën për koeficientin e pagës sikurse bashkëpartiakët, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të bojkotohen marrëveshjet ndërkombëtare prej opozitës dhe bojkotimi i seancave nga pozita.

“Është një situatë e papranueshme për të gjithë kjo që është duke ndodhur në vendi tonë e veçanërisht në Kuvend. Nuk ka kuptim mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, por s’ka as kuptim bojkotimi i seancave nga deputetët e pozitës. Ajo çfarë po vërej është një polarizim. Është mirë që t’i thërrasin vetes të gjithë, edhe pozita edhe opozita”.

“Marrëveshjet janë të Republikës se Kosovës, nuk janë as të pozitës dhe as të Kuvendit. Me bojkotimin e seancave është krijuar një praktikë e rrezikshme. Sa i përket koeficientit të pagave, shpejt vjen Projektligji për buxhetin, aty mundemi me kontribuar secili. Unë qëllimisht nuk u largova për me qëndruar këtu që me dhënë një mesazh nuk duhet të bojkotohen seancat nga kushdo që thirren”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…