Deputeti i Vetëvendosjes në mesin e qytetarëve që po marshojnë për Palestinën
14 maj 2021
| 12:27
Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit.
Në mesin e marshuesve është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit “Nëna Terezë”.
Me thirrjet “Liri për Palestinën” marshuesit kanë vazhduar deri tek Teatri Kombëtar.
Kujtojmë se deputeti Rrahmani njihet për qëndrimet e tij publike në përkrahje të popullit palestinez.