Deputeti i Vetëvendosjes: Po të mos isha në izolim, sot do të protestoja

03 gusht 2020 | 09:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka thënë se, po të mos ishte në izolim, për shkak të infektimit me Covid-19, sot do t’i bashkëngjitej protestës së infermierëve, e cila do të mbahet në orën 10:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”. Sipas tij, është e pakuptimtë që një infermier të paguhet vetëm 18 euro për punën që bën në ndërrimin e natës.

“Prandaj, unë e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. Po të mos isha në izolim, sot do t’i bashkangjitesha kësaj proteste. Në pamundësi që ta bëjë këtë, nesër do të jem edhe më i zëshëm në Kuvend për të mbrojtur të drejtat e tyre”, ka shkruar Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BMW ka lajmëruar së dëshiron t’i zvogëlojë lëshimet e CO2…