Deputeti i LV-së i bindur se të hënën Kurti do të zgjedhet kryeministër
01 shkurt 2020
| 20:15
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije se formimi i qeverisë me në krye shefin e tij në parti, Albin Kurti, është çështje orësh.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shpjeguar se vendi së shpejti do të ketë qeverinë e re.
“Tik-tak… Qeveria Kurti!”, ka shkruar Uka.
Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.
/Epoka e re/