Deputeti i VV-së paditi gazetarin Lirim Mehmetaj
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj njoftoi se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, shkruan Periskopi.
Emri i deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha po lakohet se është personi i cili e ka paditur gazetarin Mehmetaj.
Kjo për shkak të një debati televiziv që kishte pasur Mehmetaj dhe Basha, ky i fundit e kishte paralajmëruar analistin se do ta padisë.
Periskopi ka tentuar të kontaktoj me deputetin Dimal Basha, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërsa gazetari Mehmetaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka sqaruar se rastësisht e ka parë thirrjen për të. Ai ka aluduar se atij ishte duke iu përgatitur një arrestim nga pushteti.
“Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua.
Fatmirësisht, rastësisht mora vesh që është hap ky rast edhe shkova vetë me marrë në Postë thirrjen, se askush s’ma ka sjellë në shtëpi e as nuk ma kishin sjellë derisa do të kalonte afati i paraqitjes.
Me siguri për të krijuar ndonjë tip drame të arrestimit.” – ka shkruar Mehemtaj.