Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se shpesh herë çështja e koordinimit shtrohet gabimisht.
Këto deklarata ai i ka bërë në “RTV Dukagjini”, derisa ka folur për seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimin e fundit në lidhje me dinarin serb.
Ai ka deklaruar që derisa ndërkombëtarët e kanë bërë Kosovën shtet, vetëm në këtë mënyrë tregohen serioz.
“Askush nuk pret që dikuash ka me na thënë neve, që bëjeni këtë, ne kemi zgjedhë Qeverinë, kemi zgjedhje të ligjshme, institucione të pavarura, që janë të obliguara të zbatojnë ligjin, është gabim nëse dikush pret që dikush ka me na thënë bëne këtë, është gabim kjo qasje, shpeshherë koordinimi që përmendet shtrohet gabimisht. Për shkak se gjithçka që merret një vendim i ligjshëm, me të drejtë, dikush thotë ka qenë dashtë koordinim, por si? Sipas kësaj logjike, për çfarëdo lloj vendimi ne duhet t’i thërrasim miqtë tanë t’u themi kështu po bëjmë, ata na kanë bërë shtet, jemi shtet Sovran, vetëm kështu në tregohemi serioz e të sinqertë.” – është shprehur ai.