Deputeti Ilir Deda thotë se po i ‘këqyrë seri’ zhvillimet në vend

23 janar 2019 | 13:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, nëpërmjet një statusi në profilin e vet në “Facebook” i ka komentuar zhvillimet e fundit që janë duke ndodhur në Kosovës për të cilat ka thënë se është duke ‘këqyrë seri’

Postimi i plotë i tij:

T’u këqyrë seri:

– Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);

– Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;

– Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;

– Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;

– Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;

– Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;

– Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;

– Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;

E janari ende nuk ka përfundu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i AS Roma, Cengiz Under është lënduar dhe do…