Deputeti italian: Nuk kemi më ku t’i çojmë viktimat

28 mars 2020 | 08:09

Një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, pak ditë më parë, derisa fliste në Kuvend, nuk mundi t’i përmbante lotët.

“Çdo ditë vdesin tetë persona që unë personalisht i njoh, por tani Bergamo duhet të ringrihet” – thotë ai. Dhe videoja e fjalës së tij është bërë virale.

“Është një moment dramatik për tokën time, po humbasim gjyshërit tanë. Nuk dimë më ku ti çojmë të vdekurit – thotë deputeti nga Bergamo. Ndiej shumë trishtim dhe dhimbje kur shoh se si po e përballojnë njerëzit e mi një tragjedi të tillë”, shtoi Belotti.

Kush e njeh – shkruajnë mediat italiane, nuk e ka parë kurrë me sy të përlotur.

“Është e vërtetë”, thotë vetë ai, “nuk jam tip që qaj. Deri më tani më kishte ndodhur që të prekesha nga gëzimi, vetëm për rezultatet e Atalantës, përveç çështjeve private, por tani është diçka krejt tjetër…”, rrëfeu Belotti.

Qyteti i Bergamos është shndërruar në fakt në epiqendër të koronavirusit në Itali. Pamjet që vinin nga ky qytet, me spitalet e tejngarkuara dhe me trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin, kanë tronditur jo pak. Të prekurit në qytet mendohet se janë nga 17 23 mijë. Vetëm dje në Itali nga COVID-i vdiqën mbi 900 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka njoftuar se e ka aprovuar vendimin…