Deputeti italian propozon martesë gjatë debatit në parlament
02 dhjetor 2019
| 11:09
Nëse dikush ju pyet për vendin më romantik në Itali, lirisht mund t’i thoni që janë Venediku, Firenca ose Roma. Ajo që ju ndoshta nuk do t’i thoshit është parlamenti italian.
Megjithatë, javën e kaluar, gjatë një debati në parlamentin italian, një deputet bëri një propozim për martesë.
“Do të martohesh me mua”? e pyeti Flavio Di Muro, duke nxjerrë një unazë dhe duke shikuar të dashurën e tij, Elisa De Leo. Deputetët e tjerë e duartrokitën atë. Por Robert Fico, kryetar i parlamentit, ishte më pak i impresionuar. Elisa De Leo ka pranuar propozimin e deputetit italian.