Deputeti jep dorëheqje: Dështova si prind

08 korrik 2023 | 18:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, këtë të shtunë të 8 korrikut ka dhënë dorëheqjen pas dhunës së shkaktuar nga anëtarë të fisit të tij për një gurore.

Nëpërmjet një deklaratë Rraja shprehet se nuk ka fjalë “ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kane besuar gjithë këto vite”.

“Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike”.

Ai u ka kërkuar ndjesë atyre që i kanë dhënë voton prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej dy mandatesh si deputet.

“Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë”.

Po ashtu ai ka kërkuar Zotit t’i japë forcë që ta përballoj këtë “dhimbje të madhe që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir”.

“Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”.

Vendin e tij në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta zërë, Arkend Balla.

Ndërkaq Policia ka identifikuar si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja, Xhelal dhe Rexhep Rrajën.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, uniformat blu i kanë bërë thirrje të dyve që të dorëzohen sa më parë në polici.

Të njëjtën thirrje e pati edhe për katër personat e tjerë të shpallur në kërkim.

Policia tha se sot janë shpallur në kërkim edhe Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ata janë identifikuar pas këqyrjes së pamjeve filmike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volodymyr Zelensky ka postuar një video të vetes teksa ka…