Deputeti kanadez uron në shqip pavarësinë e Kosovës
Deputeti kanadez Kyle Seeback ka marrë duartrokitje të vazhdueshme teksa ka uruar në shqip Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur mik në Kanada”, ka thënë ai gjatë urimit të tij në parlamentin kanadez.
Derisa “Urime Dita e Pavarësisë”, ishin fjalët e tij në gjuhën shqipe.
Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e Pavarësisë. Rruga e Kosovës drejt Pavarësisë nuk ishte e lehtë, gjatë luftës së tyre për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u kthyen në refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjeve janë vërtet të vështira për t’u dëgjuar, por Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur një mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7.000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj. Dhe 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë. Të gjithë kosovaro-kanadezëve u them ‘Urime dita e Pavarësisë!’”, ka thënë deputeti kanadez në urimin e tij me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.
On February 17, the Republic of Kosovo celebrates its 16th year of independence. Canada recognized Kosovo’s independence in 2008, and welcomed over 7,000 Kosovar refugees, including my fiancée and her entire family.
To all Kosovar Canadians, I say urime Dita e Pavarësisë. pic.twitter.com/LOLNWkacbJ
— kyleseeback (@kyleseeback) February 16, 2024