Deputeti Kastrati: Kurti ua rriti qytetarëve pagën 6 euro e 80 centë, Gani Jakupit i jep 7 mijë e 500 euro në muaj
31 gusht 2024
| 21:56
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.
“Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 centë, pra 1 mijë e njëqind qytetarë kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj.
Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 centë bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë veç vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.